Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ka rrëfyer momentet e tij më të vështira në jetë, nga problemet ekonomike që është përballur, fundi i lidhjes me Megi Topallin dhe telefonata e fundit me babain, pak orë para se ai të ndërronte jetë në dhjetor të vitit 2022.
Advertisements
Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP 2” u shfaq linja e jetës së Luizit, i cili mes lotësh rrëfeu se ka tentuar t’i japë fund jetës pasi u nda nga ish-partnerja, pas 10 vitesh që bashku dhe ngeli pa punë.
Advertisements
Luiz Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.
Por theksoi se gjithçka mori fund pasi u kthyen nga Franca dhe po jetonin së bashku në Tiranë.
“Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund. E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sediljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër”, tregoi ai.
Ai rrëfeu se teksa po përpiqej të ringrihej i mbyllën zyrën noteriale dhe ngeli pa punë, e njerëzit që i besonte nuk e ndihmuan,
“Ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës”, tregoi Luiz Ejlli.
Këngëtari zbuloi edhe telefonatën e fundit me të atin në 24 dhjetor 2020.
“Më bie telefoni ishte babai më tha “Luiz po të marr të uroj Krishtlindjet”. I thashë më merr në 12 të natës. Rreth orës 23:30 më merr në telefon një shok, ndërkohë unë prisja të më merrte babi që të më uronte. Më morën për të më thënë “Ka ndërruar jetë”, tha ai.
Rrëfimi i plotë:
Kur linda unë, gëzimi ishte i madh. Mbas një vajze, një djalë. Filluan të vinin re diçka që ishte e sikletshme, unë nuk flisja dhe përgjatë 4 viteve, kishte ngelur pa u zgjidhur.
Në moshën 4 vjeç po luaja me një makinë lodër poshtë tavolinës, mami e mori dhe e vendosi në tavolinë. Doja që të ma jepte dhe fjala e parë që kam thënë ishte “papipi” Që nga ajo ditë goja nuk më është mbyllur më. Në moshën 6-vjeçarë nëna ime vendosi që të më merre me vete dhe më regjistroi në shkollën e muzikës në Shkodër. Aty mësova dhe dëgjova tingujt e parë të notave të muzikës.
Kur isha maturant kushtet ekonomike të familjes s’ishin të mira, nëna punonte me dy punë dhe ishin goxha të rënda, edhe babi në të njëjtën kohë, Vendosa të hyj në punë, fillova si kamerier, kur laja pjatat këndoja muzikën në radio. Kur më thotë një shok që Luiz “Kanë ardhur Ethet e së Premtes” në Shkodër, dola fitues dhe isha shumë i lumtur.
Kur u ktheva në Shqipëri njohja një vajzë që krijova lidhje, zgjati 10 vite. Gjatë kësaj kohe shkova në Francë, kam punuar në ambasadën shqiptare, e dija që po lija diçka të madhe që e kisha krijuar po hoqa dorë sepse mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë. U dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha, ëndrrën time, U ktheva në Shqipëri, fillova punën në profesion si noter në Tiranë. Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund.
E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sediljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër.
Gjeta një shtëpi me qira dhe fillova avash-avash tu u ngrit derisa vendosën të ma hiqnin licencën me pretekstin se e ke marrë në mënyrë të padrejtë dhe ngela mes 4 rrugëve. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen. Aty kuptova që një pjesë e madhe e personave që kisha rreth vetes ishin për interes, ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës.
Kisha inat me veten, si arrita të besoj këto njerëz që mendoja se i kisha të afërt dhe më donin.
Kur i humba të gjitha shpresat mu kujtua një person në Shkodër dhe më ndihmoi të futem në punë.
Fillova punën dhe rimora veten. Ishte viti 2020, data 24 dhjetor më bie telefoni ishte babai më tha “Luiz po të marr të uroj Krishtlindjet”. I thashë më merr në 12 të natës.
Rreth orës 23:30 më merr në telefon një shok, ndërkohë unë prisja të më merrte babi që të më uronte.
Më morën për të më thënë “Ka ndërruar jetë”, duke qenë se ishte periudhë pandemie nuk kisha mundësi as të shkoja atje, isha vetëm këtej dhe nuk e dija as se si po e përjetonte motra, nëna e mbesat. Jeta po më bëhej më e vështirë sepse më dukej sikur po humbja gjithçka, derisa më erdhi një telefonatë për t’u futu në BBV. Në ato momente po mendoja të shpërngulesha në Amerikë, e vendosa dhe thashë ‘le të jetë gara e fundit në jetë që kam”. Kur hyra lashë edhe punën, lashë disa borxhe për shkak të pamundësive ekonomike që kisha. Kam arritur të perceptoj që jashtë ka njerëz që dinë të dalin, siç isha në momentin më kritik në këtë lojë. Tani është momenti që të bëj zgjedhjet e duhura dhe të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri sepse e dua këtë vend.
Atyre njerëzve që më paragjykuan, nuk besuan tek unë dhe ma kthyen shpinën, mund t’i them që këto lot nuk janë për ju, por për zgjedhjet e gabuara që kam bërë.
Unë jam këtu dhe ju po më shikoni nga shtëpia, ju them ‘ja dola”. Kur të dal nga këtu do e vazhdoj ëndrrën aty ku e lashë, atë për të cilën kam lindur, këngën dhe muzikën.