Nuk flet me Kiarën pas daljes nga BBVIP? Maestro sqaron gjithçka: E telefonova pas propozimit…

by author

Maestro Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Mos i bjer me top”, në emisionin “E Diell”.

Advertisements

Armaldo ka komentuar në lidhje me zërat që qarkullojnë se marrëdhënia e tij dhe Kiarës pas daljes nga “Big Brother VIP” nuk është aq miqësore sa ishte brenda shtëpisë, duke u nisur nga fakti që ata nuk e ndjekin nëjri-tjetrin në rrjetet sociale.

Advertisements

Maestro tha se ai e ka telefonuar Kiarën pas propozimit të Luizit për ta uruar dhe se ata vijojnë të jenë miq.

“Unë e kam telefonuar, e kam uruar për propozimin e Luizit. Dasma e tyre do jetë në qendër të vëmendjes. Po të më ftojnë për të kënduar sigurisht do këndoj. Unë jam daja. Me aq lekë sa ka bërë Luizi, nuk kam pse këndoj falas.”- tha Maestro.

TË NGJASHME