“O legen m*ti të kam shumë xhan”, Efi pasi i doli pija: E kam me të gënjyer… Si i tregoi Luizit gjithçka kishte ndodhur jashtë, përfshirë dhe fituesin

by author

Teprimi me alkoolin ka shkrirë akujt mes Luizit dhe Efit, me këtë të fundit që i ka treguar këngëtarit gjithçka që ka ndodhur jashtë shtëpisë, nga takimi i saj me Jurgenën e famshme, e deri te komunikimi i saj me të ëmën e banorit, Angjelinën.

Advertisements

Efi i ka thënë Luizit se ajo është kujdesur vazhdimisht nga jashtë që atij të mos i mungonte asgjë, përfshirë edhe veshjet, që ka dalë dhe ka gjetur për të.

Advertisements

“Po prandaj mor legen m*ti të them që të kam shumë xhan, se dhe për kostumin tënd jam zgjuar që në 8 të mëngjesit mor plehrë, je plehrë”, i ka thënë Efi, ndërsa më tej i ka dhënë garanci se ai do të jetë me shumë shanse fituesi i Big Brother, duke injoruar kështu dy banorët e tjerë.

Të nesërmen e dehjes, Efi duket se nuk mbante mend asgjë në lidhje me ato që kishte biseduar, teksa e pyeti Dean se çfarë kishte thënë dje pasi nuk mbante mend gjë. Dea i tha se ajo kishte folur me Luizin dhe se i tha që do jetë fitues.

Efi u çudit nga kjo dhe duke qeshur u shpreh se ajo “gënjen” kur pi. Ndërkohë, ditën e djeshme në një lojë të organizuar që kishte të bënte me intervistat radiofonike, Efi ka treguar arsyen përse u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një intervistë “live” nga shtëpia e “Big Brother” u shpreh se arsyet ishin dashuria e njerëzve dhe fakti që donte ta shijonte, ndonëse nuk ndodhi ashtu sepse pati shumë përplasje.

“Gjëja e parë ishte dashuria e njerëzve, po të mos pranoja dukej sikur kam frikë, pastaj pjesa tjetër erdha ta shijoj, por nuk ndodhi ashtu. Unë atë që kisha për të treguar e kisha treguar nuk kisha diçka të re dhe ja arrita finalen…”, tha Efi.

Luizi nga ana tjetër u kujdes për Efin natën e së shtunës, duke qëndruar pranë saj në çdo moment. Ata patën dhe një sqarim sa i takon zënkave të Efit me Kiarën, ku banorja tha se situata më shumë ishte një keqkuptim, dhe jo domosdoshmërisht njëra prej tyre kishte të drejtën absolute.

Kujdesi i treguar nga Luizi për Efin, duket se i ka dhënë disa pikë më shumë këngëtarit në publik, pasi gjestet e tij janë evidentuar edhe nga fansat në rrjetet sociale,

TË NGJASHME