‘Sandër Mafishja’ feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori i dashur për publikun

by author

Aktori Ilir Bezhani, i njohur si Sandri te “Pallati 176” feston sot 71-vjetorin e lindjes.

Advertisements

Dramaturg, aktor, regjisor. Lindi ne Tirane, me 10 maj . Pasi mbaroj Teknikumin e Ndertimit, kreu sherbimin ushtarak, dhe me pas shkollen e mesme ne vitin 1969. Qysh ushtar filloi te shkruaj pjese skenike. Ne vitin 1975, mbaroi Institutin e Larte te Arteve dhe nisi pune si aktor ne teatrin “Bylis” te Fierit, ku debutoi per 7 vjet.

Advertisements

Luajti role te ndryshme, por spikati me rolin e Rushkes te komedia Shoku Niqifor e Pellumb Kulles, permes se cilit vizatoi nje karakter komik interesant, njeriun e drejtuar e komfuz, qe ngaterohej me te tjeret e vetveten, duke shfrytezuar mire kundertite ne sjellje, pershtatje, veprim, cka u vleresua edhe me cmimi ne finalen e teatrove.

'Sandër Mafishja' feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori
Ne skenen e ketij teatri, si dhe teartin “Skampa” te Elbasanit u vu drama e tij, Shpagimin. Ne vitin 1983 u trasferua ne Teatrin Popullor, ku luajti rolet te natyrave te ndryshme, si ne shfaqet Prometeu e Viktor Eftimiut, Monserati e Emanuele Robles, Shtepia me dy porta e Ruzhdi Pulahes, Zbutja e kryeneces e Shekspirit, Valsi i Tetanikut e T.Mushateskut etj. Roli me te cilin pati nje sukses te dukshem ishte ai i Sandrit te komedia Pallati 176 e Adelina Balashit.

Pas vitit 1990 ai spikati si komediograf duke shkruar disa vapra, si; Zoti godet me puter (1995), Ne katin e dyte eshte parajsa(1996), Mashtruesit (1997), Samire beri qe vdiq (1998), Kush e ka fajin (2000), Cmendina (2001), Pesha e Fajit (2003), Kush ma martoi vajzen (2005), Buburreci (2006), Porta e perallave (2006). Bezhani ben shqetesim te komedive te tij tema e dukuri te mprehta sociale te periudhes se ndryshimeve rrenjesore ne shoqerine shqipetare post komuniste, te quajtur ndryshe periudha e tranzicionit.

'Sandër Mafishja' feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori

Tonet jane jo vetem ironike e sarkastike, por ato shoqerohen me nje patos te forte qytetare kunder deformimeve te frikshme sociale e psikologjike te njeriut te sulmuar.nga lakmia per fitime te pa merituara, nga.mashtrimi, ipokrizia, iluzionet e rreme, populizmi politik, hajnia, shperrnderimi i karakterit si pasoje e.korruptimit etj.

Situatat komike rendom strukturohen mbi peripetsi te shumta, apo kthesa te befta, sikurse edhe perputhur tipologjive te nje koliziani te hapur me perballje personazhesh, te cilet duhet t’ia hedhin njeri- tjetrit, te fshehin te verteten qe po zbulohet cak pas caku apo te luajne role- maska.

Komedia Mashtruesit eshte perkthyer ne frengjisht dhe eshte vene ne Paris ne teatrin wxhangie nga regjisori francez Domenique Dolmieo, 1998, duke u mirepritur nga publiku. Ka mare pjese ne edicionin e njohur frances “Les bell entrangies”bashke me 12 shkrimtare te tjere shqipetare si dhe ne festivalin “ Peti Peti”, ku vuri me aktore francez komedine Sa mire beri qe vdiq.

'Sandër Mafishja' feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori

Bezhani ka botur 7 libra ne gjuhen frenge. Perpost si aktor dhe dramaturk, ai ka vene ne skene si regjisor pothuajse te gjithe pjeset dhe komedite e tij, duke u perkujdesur posacerisht per vertetesine e tablove dhe situatave komike , per marrdhenie sa me te besueshme midis aktoreve, per krijimin e karaktereve komike, sikunder edhe per dinamiken dhe ritmin pergjithsisht te larte te veprimit skenik.
Me nje numer komedish te shkurtra, qe e merrnin shtysen nga fabula te njohura te folklorit shqipetar, ai ndertoi nje shfaqe te hirshme, plot humor, me tipa e karaktere interesante, te titulluar Porta e perallave (2006), me te cilen fitoi Cmimin e Pare ne Festivalin e Humorit ne Vlore.

TË NGJASHME