Dita nis me vranësira, por merr kthesën e fortë orët e pasdites

by author

Ditën e enjte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiut me intensitet të ulët deri mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë vendin. Hera-herës reshje në formën e shtëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 15°C

në zonat e ulëta 9 deri 21°C.

TË NGJASHME