Ky është 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

by author

Personi në foto është 18 vjeçari Admir Hoti i cili humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Advertisements

Në këtë aksident ka mbetur i plagosur rëndë babai i tij.

Advertisements

Aksidenti ndodhi në unazën e Portogruaros rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe në përplasjen e fortë janë përfshirë dy makina.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, shkak i përplasjes së mjeteve ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh dhe fatkeqësisht i riu humbi jetën.

TË NGJASHME