Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Itali.
Advertisements
Mediat raportojnë se aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.
Advertisements
20-vjeçari shqiptar Griseld Topi banues në Noicattaro po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fortē makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.
Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.