Forcimi i pazakontë i lekut veçanërisht gjatë muajve parazgjedhorë të këtij viti nuk po reflektohet vetëm te kursi i këmbimit me monedhën e përbashkët europiane, por edhe te dollari amerikan.
Advertisements
Advertisements
Ky i fundit është zhvlerësuar veçanërisht duke nisur nga prilli me më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë. Këtë javë Dollari Amerikan ka rënë në vlerën rekord prej 101 lekësh, ndërkohë që edhe euro vijon nënçmimin duke u luhatur nën kursin mesatar të këmbimit prej 111 lekësh.
Dollari është kuotuar mesatarisht me 106.9 lekë dhe 103.1 lekë në muajt mars dhe prill, nga 108.0 lekë në dy muajt e parë të vitit dhe 114.5 lekë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Sipas analizës që i bën Banka e Shqipërisë ecurisë së kursit të këmbimit, kjo ecuri, përtej dobësimit të dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar, reflekton në një masë të madhe edhe mbiçmimin e lekut kundrejt kësaj të fundit. Në muajin prill, një dollar është kuotuar mesatarisht 7.7% më poshtë se përpara një viti.