Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në një frigorifer në një restorant Arby’s në Neë Iberia.
Advertisements
Policia bën me dije se, viktima, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, ishte punonjëse e këtij subjekti në pronësi të personit të identifikuar me emrin E. Admiral Doyle Drive.
Advertisements
Kufoma është gjetur nga kolegët në frigoriferin e restorantit. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar.
“Pra, ishte një punonjës që zbuloi gruan e ndjerë brenda frigoriferit, (dhe) e ndjera është një punonjëse e restorantit,” i tha stacionit lokal kapiteni i policisë Neë Iberia, Leland Laseter.
Sipas informacioneve paraprake, Laseter tha se vdekja është e dyshimtë. Megjithatë, autoritetet janë në pritje të rezultateve të autopsisë së mjekëve për të identifikuar viktimën dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.