Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Selenicë të Vlorës.
Advertisements
Një makinë ka dalë nga rruga, për pasojë një grua 69-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
“Rreth orës 22:38 në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia në një njoftim për mediat.
/5pyetjet.al