Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune pak para orës 02:30 të mëngjesit në Atikë .
Advertisements
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ishte 3 kilometra në veri-verilindje të Maratonës, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 5 kilometra.
Advertisements
Më pas, me zgjidhjen e rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra u dha në 2 kilometra lindje-verilindje të Maratonës dhe thellësia fokale në 7.1 kilometra.
Sipas mediave greke mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa zona të Atikës.