Dasma e Luizit dhe Kiarës ishte padyshim ndër ceremonitë më romantike që kemi parë në ekran. Çifti, rreth 3 muaj pas nisjes së një raporti romantik, vendosi që t’i thotë “Po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht
Advertisements
Ishte pikërisht kryebashkiaku Veliaj, që ndonëse në një orë të vonë, priti në Bashki dyshen, për t’i celebruar. Nuk kishte sesi mos të vihej emocioni në sytë e dyshes, teksa festuan dashurinë e tyre edhe përpara familjarëve dhe miqve.
Advertisements
E si në çdo dasmë, të gjithë vëmendjen e mori nusja, që me shkëlqimin e saj nuk kishte sesi mos ti shpëtonte emocioneve. Të gjithë u shtangën teksa kryebashkiaku e pyeti Kiarën, se çfarë mbiemri do të mbante pas martese dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” u përgjigj: Ejlli.
Kjo përgjigje habiti po kaq shumë edhe vetë Luizin që e pyeti i emocionuar: Me të vërtet? Por, duket se një fakt i tillë nuk është i vërtet. Nuk e dimë nëse “vendimi” për të marrë mbiemrin Ejlli ka qenë për efekt spektakli, apo një pakujdesi e momentit, por fakt është që Kiara ligjërisht figuron ende me mbiemrin e vajzërisë, Tito.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në “E-Albania” për të parë që nuk rezulton asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Megjithatë, ndryshimi i mbiemrit nuk ndryshon asgjë për këtë çift, që po jeton ditë të arta.