Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, në afërsi të aksit nacional Prishtinë-Pejë, ku të plagosur kanë mbetur 30 persona.
Advertisements
Mësohet se në aksident janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një makine ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona.
Advertisements
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).
Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje.
Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.