“Me Berishën më ka ngel hatri”/ Një ditë para zgjedhjeve Olta Gixhari ‘trazon’ rrjetin dhe zbulon si qëndron e vërteta

by author

Aktorja Olta Gixhari ka bërë një ‘mini-intervistë’ me ndjekësit në Instagram, të cilët janë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj.

Advertisements

Dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, por që ajo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.

Advertisements

“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.

“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”.

Kjo deklaratë e Gixharit vjen një ditë para zgjedhjeve, për të cilat ka shprehur hapur votën e saj. Olta ka treguar se është simpatizante e kanditat të PS për Tiranën, Veliajt.

TË NGJASHME