Ilir Alimehmeti: E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj, dilni e votoni masivisht!

by author

Drejtuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak Tiranë Dr . Ilir Alimehmeti ka dalë në një deklaratë për mediat ku u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.

Advertisements

Deklarata :

Advertisements

Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkissë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë.

E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni. Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht.

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.

TË NGJASHME