Të shtëna me armë zjarri raportohen pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, pranë shkollës “Eqerem Çabej”. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe rrethanat e saj nuk dihen ende.
Advertisements
Shërbimet e Policisë së Tiranës kanë shkuar në vendngjarje. Madje i pranishëm atje është dhe vetë kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj. Siç shihet, ngjarja ka ndodhur brenda një makine të parkuar në parkimin e Pediatrisë.
Advertisements
Në këtë mjet Mercedes Benz, një punonjës i Policisë së Burgjeve është vetëplagosur me armë zjarri, dyshohet arma e shërbimit. Nuk dihet nëse arma ka bërë qitje të pavullnetëshme apo polici ka qëlluar veten.
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.