Një shqiptar nga Kosova ka rënë pre e një atenati me armë zjarri në Hannover të Gjermanisë.
Advertisements
35-vjeçari Shkëlzen.B po udhëtonte me një makinë tip “Golf” të bardhë, kur persona të paidentifikuar i dolën përballë dhe e qëlluan me breshëri plumbash, por për fat ai ka shpëtuar.
Advertisements
Sipas prestigjozes gjermane BILD, 35-vjeçari është pjesë e një bande droge.
Ai ka arritur që të zbresë nga makina në momentin e atentatit dhe të largohet nga vendngjarja.
Shkëlzeni, të cilit nuk i është bërë i ditur mbiemri, është lokalizuar nga policia vendase dhe është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge.
Ndërkohë që avokati i 35-vjeçarit nuk dha asnjë koment kur u pyet nga BILD, se kush mund të ishin atentatorët.
“Asnjë koment”, u shpreh ai.
Zëdhënësja e prokurorisë, Paula Top, tha se kishin detajet për ngjarjet, por për arsye të hetimeve nuk do e komentojnë për momentin.