“Ishte fëmijë shembullor”, përlot me rrëfimin drejtoresha e shkollës në Gramsh ku u vra nxënësi 15- vjeçar

by author

Një ngjarje tronditëse e raportuar në mesditën e kësaj të martën në Gramsh ku 15- vjeçari Fatjon Bici, humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra nga një konflikt mes bashkëmoshatarëve.

Advertisements

Advertisements

Sherri ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku mbeti i plagosur dhe kushëriri i tij pasi u përfshinë në debat me 5 adoleshentë.

Drejtoresha e shkollë Ardiana Hasa shprehet se është shumë e prekur nga ngjarja dhe se adoleshenti i përfshirë në konflikt nuk ishte nxënës problematik.

Me lot në sy ajo tregoi se si e kishin njoftuar për ngjarjen dhe dhimbjen e jashtëzakonshme që kishte përjetuar për një fëmijë si Fatjoni, që siç tha ishte shembullor.

TË NGJASHME