Një intervistë e ditës së sotme e fituesit të “BBVIP”, Luiz Ejllit, për “Shqipëria Live” tërhoqi mjaft vëmendje, kryesisht sepse këngëtari foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të reality show-t, kanë pretenduar se janë miqtë e tij.
Advertisements
Kështu, ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit për sa kohë që ishte pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri, se nuk e kishte mik dhe e njihte aq sa njihte drejtuesin e emisionit ku ishte (në këtë rast Arjon Muca).
Advertisements
Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë: ”
Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.