Gazetarja Anduena Llabani ngre alarmin: Ajo çka po ndodh sot është e tmerrshme

by author

Policia e Elbasanit njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e katër adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit 16 vjeç dhe plagosjen e kushëririt të tij Marko Liçi 15 vjeç pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh.

Advertisements

Rasti, sipas analistes Anduena Llabani, bëhet akoma më i rënë për faktin se gjithçka nisi pas një konflikti verbal në rrjete sociale.

Advertisements

Llabani tha në “MCN live”, se paraprakisht me tragjedinë, vihet në pikëpyetje roli i psikologut në shkollat në vend, duke ditur se ata janë konfliktuar edhe herë tjetër.

“Ka një akuzë tashmë të ngritur ndaj katër të rinjve, që është vrasje në bashkëpunim në rrethana cilësuese, për arsye se ka detaje të reja që kanë dalur nga ngjarja,

Të katër personazhet minoren, të vënë në akuzë, tashmë janë edhe për mbajte e armëve te ftohta, sepse kanë pranuar në Prokurori se e gjitha nisi në tok-tok, nga një person i tretë që është konfliktuar më grupin, për tu kthyer më pas te grupi deri te kjo ngjarje tragjike,

Një minoret e godet mu në zemër, duke kryer një vrasje me fatalitet, kjo është e tmerrshme.

Do dal se kush është llogaridhënia që duhet të ketë shkolla dhe kontaktet që ka policia ose oficeri me drejtues të shkollës dhe institucionet e shkollës. Problemi është se sa është aktuale psikologu në shkollat tona sot, sa është vendimmarrës është ai për të parë këto element precedent që mund të shkaktojë ngjarje të tilla”, tha Llabani.

Llabani, tha se rastet e tilla janë alarmante për faktin se shifrat e vdekjeve nga konfliktet me mjete të ftohta në mesin e adoleshentëve, janë në rritje e sipër.

Që nga janari deri tanë, janë numëruar 10 vdekje nga përleshjet me thikë në mesin e minorenëve.

“Sot të rinjtë kalojnë më pak kohë në shkollë dhe familje dhe gjithë referenca e tyre kalon në rrjete sociale. Edhe në rastin e Gramshit, e gjitha ka nisur nga debatet në rrjete sociale.

Nga komunikimi im me Policinë është thënë se Komisariati ka një rregull të shkruar që çdo punonjës policie ka kontakte të përditshme me autoritetet e shkollave. Por për këtë jam skeptik kur shikoj shifrat. Bëhet fjalë për 10 ngjarje të tilla, që nga janari janë 10 vrasje me thikë të minorenëve, adoleshentë. Është alarmante se kjo moshë janë të pajisur me thikë, biçak, mjete të forta, doreza hekuri dhe të rinjtë poashtu janë objekti i mirë për grupet kriminale për shpërndarje të lëndëve narkotike”, deklaroi gazetarja.

TË NGJASHME