Humbi garën për Bashkinë e Durrësit, reagon për herë të parë Igli Cara

by author

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, i cili humbi garën për bashkinë e Durrësit përballë rivales socialiste Emirjana Sako, është shprehur se vullneti i qytetarëve u tjetërsua.

Advertisements

Në një postim në Facebook, Igli Cara shkruan se ky rezultat u ndikua nga shumë faktorë dhe tregoi se “vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike”.

Advertisements

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” falënderoi mbështetësit e tij që e votëbesuan në këto zgjedhje.

Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje!

Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e proçesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.

TË NGJASHME