Është zbardhur dëshmia e Tafik Tashit, i cili mesditën e së mërkurës (17 maj) vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.
Advertisements
58-vjeçari ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij.
Advertisements
Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.
Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.