“Pasi mori paratë, letrat ia ‘përplasi’ në fytyrë”, dalin pamjet e grabitjes së postës në Tiranë(Video)

by author

Këto pamje i përkasin grabitjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku nën kërcënimin e thikës, një 27-vjeçar mori një shumë parash nga një postë private.

Advertisements

Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, 27-vjeçari i identifikuar si Ordis Molla mban në kokë kokore dhe me një thikë buke, kërcënon punonjësin e postës.

Advertisements

Ai dallohet që e kërcënon punonjësin që nga momenti kur futet brenda duke e detyruar që ta çojë tek vendi ku ndodheshin paratë. Këto të fundit, 27-vjeçari i merr vetë, e pasi e bën këtë, i hedh punonjësit të postës edhe një tufë me letra.

Pas grabitjes Molla u largua me motor. Megjithatë, e gjithë kjo aventurë nuk zgjati shumë, pasi i riu ra në prangat e Policisë së Tiranës. Edhe paratë që mori u rikuperuan nga policia (Lexo më shumë)./tvklan.al

TË NGJASHME