“Çmendet” moti në Evropë: përmbytje, thatësira e vala e të nxehtit, por çfarë pritet tek NE?

by author

Në disa vende ka përmbytje ndërsa në disa të tjera zjarre dhe thatësira

Advertisements

Disa vende evropiane po preken nga moti ekstrem si përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe ndonjëherë të treja bashkë. Bosnjë-Hercegovina është njëra prej këtyre vendeve ku edhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Advertisements

Situata është më e vështirë është në pjesën veri-perëndimore pasi lumenjtë Una dhe Glina shkaktuan përmbytje në disa qytete.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje edhe në Kroaci dhe Serbi. Në Novi Sad, disa rrugë të brendshme të qytetit ishin nën ujë, gjë që shkaktoi probleme me trafikun dhe disa aksidente.

Përmbytjet vijnë pas një periudhe të zgjatur thatësire që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës jugore, duke përfshirë pjesë të Portugalisë dhe Spanjës. Në këtë të fundit kanë shpërtheyr zjarret e para sic është ky zjarr zjarr në rajonin perëndimor spanjoll të Extremadura.

Flakët deri më tani kanë shkatërruar deri në 3,700 hektarë ndërsa 550 njerëz janë evakuuar.

Zjarri është jashtë kontrollit dhe kushtet e motit po e bëjnë veçanërisht të vështirë punën e zjarrfikësve.

Rreth 250 zjarrfikës janë në terren duke luftuar me zjarrin i cili dyshohet se është ndezur qëllimisht.

EDHE ne Shqiperi pritet rritje e madhe e temperaturave, por edhe reshje te shumta

TË NGJASHME