Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një promo të podcastit të tij të radhës, “Flasim” që do të zhvillohet të shtunën.
Advertisements
Në tavolinë e intervistimit të Ramës, në të dy krahët e tij është kandidati fitues i zgjedhjeve në bashkinë Shkodër dhe këngëtari Luiz Ejlli.
Advertisements
Benet Beci fitoi bashkinë Shkodër për PS me 60,23 për qind të votave përballë kandidatit të Bashkë fitojmë, Bardh Spahia që mori 39, 77 për qind të votave. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet që e lidhin këtë fitore të Becit me mbështetjen që i ka dhënë Ejlli.