I vëllai u ekzekutua sot duke pirë kafe me të atin, si mbeti i vrarë Edmond Gosa pas sherrit me Altin Rexhën

by author

Arjan Hoxha që u ekzekutua ditën e sotme në Kavajë, është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën.

Advertisements

Advertisements

Ngjarje kjo e ndodhur në 29 mars të këtij viti, ku Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra humbën jetën të dy.

Shkak i vrasjes së sotme (21. 05.2023) sipas policisë është hakmarrja, pasi ekzekutimi i Arjan Gosës dyshohet se ka të bëjë me ngjarjen e 29 marsit. Arjan Gosa u ekzekutua në sy të babait të tij, pasi ishin të dy në lokal duke konsumuar kafen. Autori i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Por si ndodhi sherri që përfundoi me dy të vrarë më 29 mars në Kavajë:

Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët në atë kohë janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por diçka e tillë nuk u arrit dhe situata përfundoi me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara me thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Dy shtetasit ishin konfliktuar më parë për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku edhe ishin konfrontuar edhe fizikisht.

TË NGJASHME