Ndërsa Toni përpiqet t’i sqarojë ndërmjetëses Eni Çobani problemin e tij, thotë se ka qenë Antonini problemi. Sipas tij, e ka pyetur inxhinierin nëse duhet paditur pala që i ka zënë pronën dhe ai i ka përmendur procedura të panjohura për të. Në këtë moment,
Advertisements
Antonini lëviz nga vendi i tij, drejtohet tek tavolina e ndërmjetëses së “Shihemi në Gjyq”, rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe shtyn të riun.
Advertisements
Antonin: Ik atje ulu! (E shtyn Tonin).
Toni: Mos më shtyj mua se të thyej këmbët unë! (Toni e shtyn mbrapsht).
Eni Çobani: Jo, jo të lutem se është moshatar ai.
Toni: Po çfarë t’i bëj moj zonja Eni? Po mashtrues e di ti që është?
Eni Çobani: Jo, është fjalë e rëndë.
Toni: Po mashtrues, unë çfarë t’i bëj tani më thuaj ti mua?
Eni Çobani: Mirë ta kuptojmë pse është mashtrues.
Eni Çobani: Tani, ore zoti Antonin, të lutem jeni inxhinier topograf…