Kur do të mbarojnë reshjet e shiut? Meteorologia Lajda Porja këshillon të mos e harroni çadrën kur të dilni

by author

Lajda Porja, nga metoalb tregoi si do të jetë moti për këtë javë.

Advertisements

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se moti dhe këtë javë do të jetë i paqëndrueshëm, përfshirë diell e vranësira.

Advertisements

Reshjet më të fokusuara janë në zonat malore, por nuk përjashtohen dhe disa zona në Tiranë, Elbasan apo Fier.

Kjo situatë do të jetë deri më datë 31 maj.

“Nuk ka gjasa që deri në këtë datë të ketë një ditë nga mëngjesi deri në darkë me diell”- tha ajo.

Porja tha ndër të tjera se në krahasim me javët e kaluara, temperaturat do rriten.

Fundjava do të jetë me mot më të qëndrueshëm, ndërsa e shtuna do të ketë vranësira, ku në Përmet dhe Gjirokastër do të ketë reshje.

TË NGJASHME