Gazetari Eni Ferhati tregoi gjatë një interviste se i infiltruari i policisë në çështjen Beleri, 23-vjeçari Arsen Rama 3 vjet më parë është arrestuar për mashtrim.
Advertisements
Ai tha se ky shtetas është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj në policinë e Vlorës duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro.
Advertisements
Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.
“Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra është i skeduar.
Ndaj avokatët e Belerit luajtën sot kartën e besueshmërisë së këtij personi në këtë çështje”, tha gazetari Ferhati.