Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij ka ftuar një personalitet të njohur në fushën e muzikës, këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.
Advertisements
Në këtë bisedë, Rama ka rrëfyer një histori personale rreth nënës së tij gjatë periudhës së komunizmit, ku ajo u përball me fenomenin e fanatizmit.
Advertisements
Rama ka treguar për një incident që ndodhi mes dajës së tij dhe nënës, kur ajo u kthye në Vlorë pas studimeve në Poloni.
Kur nëna mbërriti në Vlorë, ajo ishte veshur me një fund të shkurtër, që ishte i modës në atë kohë, por daja e kundërshtoi dhe e goditi me shpullë.
“Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër.
Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.
Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’.
Ishte vajza e parë, që në moshën e rritur shkonte në plazh dhe bënte plazh me kostumin provokativ për jetën këtu, – natyrisht ishte kostum më konservator sesa të gjithë kostumet që janë sot nëpër plazhet e Shqipërisë – bashkë me gjyshin”, u shpreh Rama.