Mediet greke kanë publikuar bisedat e grupit kriminal të adoleshentëve shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet vendase.
Advertisements
Banda e përbërër nga pesë adoleshentë shqiptarë të moshave 16 dhe 17 vjeç trafikonte lëndë narkotike si edhe kryente grabije në Athinë.
Advertisements
Ata përdornin motoçikleta të vjedhura për të qarkulluar, ndërsa fotot e ruajtura në celularët e tyre i shfaqin duke mbajtur në duar armët.
Ata kishin kthyer konviktet studentorë në bastionin e tyre, si dhe kishin në dispozicion kokainë të ardhur nga Kolumbia, armë dhe thika.
Banda e arrestuar është “degëzim” i një bande të madhe kriminale shqiptare që u shkatërrua nga policia shtatorin e kaluar.
Pjesë nga biseda:
-Vëlla, kam kokainë të pastër dhe pilula të mira.
– Të zezë e dua.
– Kam, sa do?
– Vëlla, dua tre, 10 euro grami?
-Po, ku do të takohemi? Nëse gjen dikë që do ekstazi apo ndonjë pilulë lsd, më thuaj. Sepse kam disa pilula që janë në shitje, janë të mira.