E rëndë në Itali, shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin

by author

Vritet në Itali 33-vjeçari shqiptar Alfonso Kola. Sipas mediave italiane, shqiptari u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, e më pas ndërroi jetë gjatë natës.

Advertisements

Advertisements

Ai mbërriti në spital në kushte të rënda e nuk mundi dot të mbijetonte, pavarësisht se i iu nënshtrua një operacioni delikat.

Një person është në arrestuar për vrasjen e Kolës. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit. Ai u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për vrasjen e shqiptarit.

TË NGJASHME