Një pallat në rikonstruksion është përfshirë nga flakët në Romë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë të plagosur.
Advertisements
Mediat e huaja raportojnë se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, raportojnë media e huaja.
Advertisements
Autoritetet raportojnë se 40-vjeçari u gjet i pajetë në shkallët e pallatit, ai dyshohet se ka tentuar të zbriste nga katet e sipërme drejt sigurisë por është pushtuar nga tymi.
Pas shuarjes së flakëve, zjarrfikësit kanë kontrolluar banesat për të ndihmuar banorët e tjerë që mund të ndodheshin në banesë.
Pjesa më e dëmtuar nga jashtë është ajo e katit të parë të pallatit, e cila dyshohet se flakët mund të kenë nisur që andej por shkaqet e sakta të zjarrit janë ende nën hetim.