Një lokal ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Spitallë të Durrësit.
Advertisements
Zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 02.00, fillimisht në ambjentet e kuzhinës së bar-restorantit që ndodhet në zonën e Spitallës.
Advertisements
Lokali u përfshi nga flakët kur ishte i mbyllur dhe rrjedhimisht ka pasur dëme të shumta materiale,
por jo persona të lënduar. Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.