Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës
Advertisements
dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Advertisements
Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë.
Tashmë kanë nisur përgatitjet për xhirimet e sezonit, i cili do të zhvillohet në Turqi dhe janë zbuluar disa nga ish-banorët e “BBV2”, të cilët do të jenë pjesë e këtij formati.
Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë postuar një video së bashku në aeroportin e Turqisë dhe më pas edhe Keisi Medini ka postuar një foto nga fluturimi drejt Turqisë.
Kiara Tito gjithashtu do të jetë pjesë edhe pse aludohet se ajo të jetë moderatorja e programit. Tashmë na mbetet vetëm të presim se kush do të jenë pjesëmarrësit e tjerë.