Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë japonezë pasi ka qëlluar dhe vrarë dy instruktorë dhe plagosi një të tretë në një poligon ushtarak në Japoninë qendrore.
Advertisements
Ministria e mbrojtjes japoneze thekson se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin Gifu, ku ishte ngjarja e parë e ndodhur në një poligon zjarri të Forcave të Vetë-Mbrojtjes Tokësore (GSDF) që nga viti 1984.
Advertisements
Tre instruktorët, për të cilët transmetuesi publik NHK tha se përfshinin një burrë rreth të 50-tave dhe dy në të 20-at, u dërguan në spital ku dy prej tyre vdiqën.
Sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim policor, iu bashkua GSDF-së në prill.
Të shtënat janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, ku zotërimi i armëve është i rregulluar fort dhe kushdo që kërkon të zotërojë një armë duhet të kalojë nëpër kontrolle rigoroze të profilit./abcnews.al