Ndodh në Durrës/ Nusja shkon me kunatin, tradhtia zbulohet nga vjehrri (Video)

by author

Raportimin e saj nga plazhi i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata e nis me një lajm dramatik.

Advertisements

Sipas saj, brenda një shtëpie po ndodh një tradhti pasi kunata dhe kunati shkojnë bashkë. Këtë e ka zbuluar babai i djalit dhe njëkohësisht vjehrri i vajzës.

Advertisements

Dhurata: Vëllai shkon me nusen e vëllait, domethënë dy vëllezër jetojnë në një shtëpi, vëllai i tij shkon me nusen e tij.

Aldo: I sajon ti këto se s’ka mundësi.

Dhurata: Nuk i sajoj, ma kanë thënë dje në darkë madje, ma kanë dërguar si mesazh. Jetojnë në një shtëpi private dhe ndërkohë është zbuluar që vëllai shkon me nusen e tij, pra me nusen e vëllait tjetër, që të jemi të qartë. Ndërkohë kjo është parë nga vjehrri i saj.

Aldo: Vjehrri moj vjehrri.

Dhurata: Ka parë djalin me nusen e djalit tjetër dhe ndërkohë ka heshtur i shkreti, por po e përjeton shumë keq këtë gjë pasi i ka treguar vetëm vajzës së tij dhe ndërkohë, tani, avash-avash do zbulohet kjo gjë por që për momentin ka ngelur deri këtu./tvklan.al

TË NGJASHME