Studimi zbulon madhësinë mesatare të p*nisit në mbarë botën, ja ku renditet Shqipëria

by author

Studiuesit në Gjermani kanë zbuluar vendet me peniset më të mëdha në botë. Për të nxjerrë këto të dhëna nga gati 90 vende, ekipi i studiuesve ka verifikuar matjet e organeve në mënyrë të pavarur.

Advertisements

Sipas përllogaritjeve të këtij studimi, rezulton se vendet me burrat që kanë penisin më të madh ishin Kameruni dhe Ekuadori, me një gjatësi mesatare prej 17 centimetër në ereksion, ndërsa në vendin e fundit të kësaj liste ishin shtete si Ishujt Filipine dhe Kamboxhia, me një gjatësi mesatare prej 10 centimetër.

Advertisements

Ndërkohë, Shqipëria renditej në vendin e 47-të me një gjatësi mesatare prej 14 centimetrash. Nga 20 vendet e para, gjysma ishin në Afrikë, ndërsa tre ishin në Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Vendet evropiane me gjatësinë më të madhe të penisit ishin Holanda që renditej në vendin e nëntë me mesataren 15.7 centimetra, Franca në vendin e njëmbëdhjetë me 15.4 centimetra dhe Italia në vendin e trembëdhjetë me 15.2 centimetra.

Në vendet e Amerikës së Veriut, Haiti u rendit i pesti me 16 centimetra, Kuba në vendin e tetë me 15.7 centimetra dhe Kanadaja në vendin e 13-të me 15.2 centimetra.

Mjekët thonë se gjatësia e penisit të një mashkulli përcaktohet kryesisht nga faktorë gjenetikë dhe jo nga mënyra e jetesës.

Penisi zhvillohet në kur indiviti është në mitrën e nënës dhe gjatë pubertetit, ku hormonet si testosteroni e nxisin rritjen e tij.

Burrat që janë mbipeshë ose obezë mund të duken se kanë penis më të vogël për shkak të yndyrës së tepërt në zonën pubike.

Për sa i përket preferencës, disa studime kanë zbuluar se femrat preferojnë meshkujt me penis më të madh për takime seksuale një herë.

Por për një partner seksual afatgjatë, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, thanë se gratë në përgjithësi preferojnë burra me penis më të vogël.

TË NGJASHME