Një burrë nga Illinois, SHBA po përballet me dy akuza për armë zjarri pasi qëlloi veten aksidentalisht në gjumë teksa ëndërronte grabitjen e shtëpisë.
Advertisements
Mark Dicara, 62 vjeç pa në ëndërr se një hajdut po hynte në shtëpinë e tij pasi ra të filnte gjumë. Ndërsa ëndërronte se po i shmangej hajdutit, ai kapi pistoletën e tij dhe qëlloi në errësirë. Por kur u zgjua zbuloi se kishte qëlluar veten e tij pa dashje në këmbë.
Advertisements
Dicara u dërgua me urgjencë në spital kur policia e gjeti atë duke humbur një ‘sasi të konsiderueshme gjaku’ dhe hetuesit më vonë zbuluan se ai përdori pistoletën e tij për të qëlluar veten.
Askush tjetër nuk u dëmtua nga kjo ëndërr dhe autoritetet zbuluan se asnjë grabitje nuk kishte ndodhur në shtëpi.
Policia arrestoi 62-vjeçarin i cili tani akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe të shtëna.