Detaje të reja nga skandali erotik i ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici janë zbardhur.
Advertisements
Mediat kanë zbardhur dëshminë e Alma K., vajzës e cila ka filmuar edhe videon erotike.
Advertisements
Sipas Alma K. ajo ka shkuar në zyrën e ish kryebashkiakut vetëm dy herë dhe se herën e parë është ndjerë e ngacmuar nga ishkryebashkiaku por të dytën herë i është dorëzuar me dëshirë, pasi mendonte që ai e donte.
“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka thënë Alma K para prokurorëve.
“Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma. K.
Më tej zbulon dhe skenën e videos intime, duke thënë se kishte marrë me në çantë dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.
“Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat një dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj’. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma. K në dëshmi.
Ajo ka dëshmuar se pas aktit, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin qe quhej Granit, dhe ‘unë kam biseduar me të për projektin e qenëve’. Shkëmbyem e-mailet dhe unë do t’ia nisja në format elektronik projektin, përfundon Alma. K.
SPAK nga ana tjetër ka zbuluar se lidhja mes Alma K dhe Safet Gjicit kishte nisur tre muaj më parë.
Këtë e ka deklaruar dhe Gjici kur dha dorëheqjen pas publikimit të videoskandalit.
Në postimin e tij shkruante se ky skandal ishte një kurth i sitisur nga kundërshtarët e tij politikë dhe se me Alma K. kishte kohë që kishte nisur një lidhje.
Sipas burimeve pranë SPAK, Alma K. nuk ka pranuar bashkëpunimin me persona të tjerë për planin hakmarrës, por prokuroria dyshon të kundërtën.
Pista tjetër që po hetohet, është ajo e individëve që kanë nxitur dhe realizuar kurthin për filmimin e Safet Gjicit, në kushte jo etike brenda zyrës së tij.
Gjatë kontrollit në banesën e saj agjentët e BKH-së kanë gjetur dhe sekuestruar videon origjinale, dhe aparaturën me të cilën ajo kishte kryer përgjimin.
Kujtojmë se një ditë më parë u arrestua Safet Gjici dhe Alma K, të cilës iu dha masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.