Video-skandali/Alma Kaçi e maskuar me syze dhe me kapele me numrin 69 në kokë, ja momenti kur del nga Gjykata e Posaçme

by author

Ndonëse në videon e “famshme” 40-vjeçarja Alma Kaçi u shfaq me figurën e plotë, teksa sot ka marrë pjesë në seancë për masën e sigurisë, ajo ka mbuluar fytyrën.

Advertisements

Advertisements

Me gjithë interesin e madh të mediave për ta filmuar, Kaçi ka mbajtur para fytyrës gjatë gjithë kohës çantën, e maskuar me syze dhe një kapele, që për ironi të fatit mbante numrin e famshëm gjithashtu “69”.

Alma Kaçi është shoqëruar nga policia drejt banesës së saj për të “vuajtur” arrestin e shtëpisë teksa është nën hetim për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Kaçi akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv.

Po sot GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

TË NGJASHME