Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë ku një automjet është përplasur me motorin e policisë.
Advertisements
Si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dy punonjësit e policisë.
Advertisements
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.