Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarja së ndodhur ditën e shtunë ku në Unazë të Re,
Advertisements
nën kërcënimin e armës, 39-vjeçari Artan (Marius) Tafani vodhi një shumë të madhe parash në një pikë të këmbimit valutor, të përllogaritur rreth 40 mijë euro.
Advertisements
Zbardhet grabitja me armë e pikës valutore në Tiranë, identifikohet 39-vjeçari që mori 40 mijë euro, arrestohet bashkëpunëtori
Në kuadër të operacionit “Round” u shpall në kërkim Artan (Marius) Tafani dhe u arrestua bashkëpunëtori i tij Enio Mecaj.
Ndërkaq në njoftimin e saj policia bën me dije se Tafani është dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
“Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale”, thotë policia.
Po për çfarë ngjarjeje bëhet fjalë?
Grabitja e 2015-ës
Më 13 gusht 2015, do të njoftohej arrestimi i një të riu të të shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Ëestern Union në Lushnje.
Policia në atë kohë theksoi se arrestimi i 31-vjeçarit në atë kohë Artan Tafani, me banim në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes, ishte bërë një ditë më parë, pra më 12 gusht 2015.
Në ngarkim të tij më 6 gusht 2015, Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Tafani do të akuzohej në atë kohë se më 15 korrik 2015 në bashkëppunim me Ersant Dervishin, kanë vjedhur me dhunë dyqanin e Ëester Unionit në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, duke marë shumën prej 4 mijë euro.