Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Safet Gjici është gjobitur nga “lëpirësit e qeverisë deri në 500 mijë euro për të mos nxjerrë videon”.
Advertisements
Tani, Berisha tha se Gjici kërkon që t’i kthehen lekët që pagoi, pasi premtimi nuk u mbajt. Berisha pranoi se e ka takuar gruan që shfaqet në skandalin e Safet Gjicit.
Advertisements
“Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante.
Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është raste.
Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.
Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë.
Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin.
Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu.
E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit.
Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat.
Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë” tha ai.