Moti plot me surpriza, ja si do jenë temperaturat të shtunë e të diel

by author

Dita e shtunë pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell, ndërsa e diela pritet të jetë jo shumë në favor të atyre që duan t’i drejtohen bregdetit.

Advertisements

“E shtuna do të jetë ideale dhe shumë e favorshme për bregdetin, nuk është se pritet të ketë reshje, ndërkohë dita e dielë në fakt do jetë me reshje që në orët e paradites,

Advertisements

kryesisht bregdeti Adriatik është i rrezikuar nga reshje dhe pse të pakta do jenë prezente. Kemi një segment shumë të vogël Himarë-Sarandë dhe Ksamil ku mundësia për reshje është thuajse zero, por moti është i vrenjtur. Pra e diela nuk është një ditë shumë ideale duke qenë se edhe pse do jetë një ditë e ngrohtë,

vranësirat do jenë prezente pasi duke qenë se pjesa tjetër e territorit do jetë kryesisht me rrebeshe dhe me reshje, edhe vija bregdetare e dukshme do jetë vranësira. Bregdeti i Adriatikut, ose Velipoja, Shëngjini dhe gjithë Durrësi do rrezikohen nga reshjet në orët e paradites dhe mbetet një përmirësim i dukshëm që në orët e mesditës dhe në vijim ku kemi largim të reshjeve”, tha meteorologia Ladja Porja për TV Klan.

Por si pritet të jetë moti gjatë ditëve të para të Korrikut?

“Muaji Korrik do të jetë shumë i favorshëm për pushime. Duke filluar që nga java tjetër do të kemi të paktën deri në datën 10 mot të qëndrueshëm, diell, ditë të nxehta. Nuk mund të them ditë shumë të nxehta apo vlera ekstreme, por mbetemi në termometrin 34-35 gradë Celsius pothuajse gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit Korrik”.

Sipas sinoptikanëve, muaji Korrik në tërësi do të jetë me temperatura të larta, por në ditë të caktuara nuk do të mungojnë edhe reshjet e dobëta të shiut.

TË NGJASHME