Moti bën kthesën drastike, pasditja sjell rrebeshe shiu, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat ditën e sotme

by author

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshtam, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.

Advertisements

Advertisements

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohëshëm.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

TË NGJASHME