“Zemër flori, dua të të kujtoj gjithmonë kështu”, miqtë prekin me fjalët për humbjen e 29-vjeçarit shqiptar

by author

“Zemër flori, dua të të kujtoj gjithmonë kështu”, miqtë prekin me fjalët për humbjen e 29-vjeçarit shqiptar: Do na mungosh!
Një aksident tragjik i ndërpreu ëndrrat 29-vjeçarit shqiptar Xhulio Marleci.

Advertisements

Ai humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spital. Xhulio po drejtonte makinën e tij tip Volkswagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Advertisements

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë prekur me dedikimet në rrjetet sociale.

“Dua të të kujtoj gjithmonë kështu. Zemër flori, gjithmonë i disponueshëm dhe besnik për shokët. Do më mungosh Xhulio”, shkruan një nga miqtë e tij.

“Kam trajnuar kaq shumë fëmijë. Fillova t’i doja ditë pas dite në mënyra të ndryshme. Giulio Marleci e papranueshme të të humbas”, shkruan një tjetër.

TË NGJASHME