Studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë, duke mos pranuar ligjin e qeverisë, që i detyron ata të qendrojnë në Shqipëri. Kryeministri Rama firmosi dje një ligj, që bllokon për 5-vite diplomat e atyre që mbarojnë Mjekësi, duke mos lejuar largime drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera. Kjo gjë solli dhe përplasje në Kuvend, ku Albana Vokshi i kujtoi Lindita Nikollës se vajza e saj ka studiuar jashtë vendit.
Advertisements
Mirëpo në kuadër të një investigimi, duke parë deklarimet e pasurisë së zyrtarëve, rezulton se është një numër i madh politikanësh, fëmijët e të cilëve kanë studiuar jashtë vendit. Një pjesë madhe studiojnë aktualisht.
Advertisements
Padyshim në krye të listës janë çifti Meta-Kryemadhi. Ata i kanë dërguar 2 vajzat dhe djalin në Britaninë e Madhe për studime. Për ta paguhen qindra mijëra paund çdo vit.
Po ashtu jashtë shtetit ka studiuar vajza e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Livia ka studiuar në Francë në fushën e financave dhe menjëherë sapo mbaroi shkollën, u punësua në Bankën e Shqipërisë.
Po ashtu në Francë ka studiuar vajza e Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. Sara ka studiuar në një universitet në Menton të Francës.
Klajdi, djali i Edmond Panaritit, ish-ministër i Bujqësisë, ka studiuar në Milano të Italisë. Ndërkohë, jashtë kanë studiuar edhe fëmijët e Ilir Beqajt, Mimi Kodhelit dhe Niko Peleshit. Më konkretisht në Holandë, Itali dhe Spanjë.
Ndërkohë duhet theksuar se studime jashtë, madje duke marrë dhe bursa shtetërore kanë kryer fëmijë gjyqtarësh, prokurorësh, kryetarësh bashkish dhe drejtorësh administrate. Pra, vetë politikanët i nxisin fëmijët të studiojnë dhe të ikin jashtë. Fëmijët e shqiptarëve të thjeshtë që duan të punojnë jashtë u ndalohet me ligj një gjë e tillë. /Pamfleti