E RËNDË/ Vritet më thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër

by author

Një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Emiliano Hasanpapaj është qëlluar për vdekje me thikë në Londër.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 11 korrik, rreth orës 23:50.

Advertisements

I riu shqiptar pasi është plagosur është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në veri të Londrës, ndërsa gjithçka nisi pas një sherri mes disa personave në rrugë për arsye ende panjohura.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Autoritet arrestuan fillimisht një 24 vjeçar,

si autori i dyshuar i ngjarjes, i cili më pas u lirua me kusht./abcnews.al

TË NGJASHME