Merrini seriozisht parkimet nëntokësore nëpër pallate, sepse janë më të rrezikshme se një tërmet. Nëse ky i fundit zgjat pak dhe lë ca pasoja të rikuperueshme, historia e parkimeve të patrajtuara seriozisht sjell shpesh dëme edhe më të rënda që kanë të bëjnë direkt me jetën e njerëzve dhe me pasurinë e tyre.
Advertisements
Në historinë disa-vjeçare si Administrator në disa pallate të Tiranës, një nga pikat më delikate ka qenë mbikëqyrja e këtij seksioni të bashkëpronësisë, i cili në dukje qëndron thuajse larg vëmendjes së të gjithëve.
Advertisements
Por rastet e ndryshme dhe të shpeshta kanë treguar që risku është i lart, sepse mungesa e kushteve elementare anti-zjarr, pra i sistemit të hidrantëve, apo edhe sistemi i shërbimeve dhe mbrojtjes në tërësinë e administrimit janë dy pikat e dobëta që neglizhohen nga të gjitha palët. Ekziston boshllëk ligjor, e më tej një rregullore e brendshme specifike dhe në shumë pallate mungon edhe administrimi i mirëfilltë i çdo elementi në parkime.
Edhe pse janë aq shumë të rëndësishme dhe me vlera të larta monetare, ato konsiderohen ende një xhep i vogël në “kostumin” pronësisë së banorëve. Kësisoj, duke u shprehur kaq pak rëndësia, e duke mos u llogaritur vlera reale e tyre në aspektin tërësor të bashkëpronësisë, kur ndodhin fatkeqësitë gjendemi të papërgatitur.
Nëse do merreshim gjatë me zbërthimin e zanafillës së problemit, me përgjegjësit dhe si të ndëshkojmë rastet keqbërëse nuk do ishim gjëkundi, nuk do fitonim asgjë. Çështja duhet parë më thellë dhe në avancë, në mënyrë që të shmangim “plasjen e minave” pra djegien e makinave dhe rrjedhimisht dëmet që ato shkaktojnë, jo vetëm materiale.
As grupet e interesit që janë vet bashkëpronarët e parkimit dhe as autoritetet ligjore që merren me pasojat e këtij fenomeni. Puna e vërtetë bëhet që në fillim, në aspektin e rregullave teknike dhe zbatimin e çdo elementi mbrojtës në realizimin e sistemit sinjalistik, ndriçues, hidratues, etj.
Në rast se këto mungojnë asnjë pallat nuk duhet të kolaudohet. Por kjo ka ndodhur dhe nuk zhbëhet më. Tani duhet të merremi me rikuperimin e mungesave, duke shtuar ca të holla nga xhepi dhe vigjilencën e nevojshme. Përndryshe, “minat me sahat” mund të zgjohen, sa herë që i shkelim.